Shpërndau kabinetin, Macron: Populli francez do të bëjë zgjedhjen më të drejtë
Franca nisi të përgatitet për votime, pasi presidenti Emmanuel Macron shpërndau parlamentin dhe thirri zgjedhjet e parakohshme për datën 30 qershor.
Macron doli me këtë vendim pasi partia e tij pësoi humbje të madhe kundrejt partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Penit, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
“Kam besim në aftësinë e popullit francez për ta bërë zgjedhjen më të drejtë për veten dhe për brezat e ardhshëm”, shkroi Macron të hënën në platformën X.
“Ambicia ime e vetme është të jem i dobishëm për vendin tonë që e dua shumë”, shtoi ai.
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian nga data 6 deri më 9 qershor.
Partia Fronti Kombëtar e Le Penit siguroi mbi 30 për qind vota më shumë se Rilindja e qendrës e Macronit.
Partitë e ekstremit të djathtë, në fakt, shënuan përparime edhe në disa vende të tjera, si Gjermani, Spanjë e Itali.
Megjithatë, shumicën në Parlamentin Evropian, i cili ka 720 vende, pritet ta formojë sërish Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, e cila, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 184 vende.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi