Takimi Macron-Zelenskyy, Franca do të trajnojnë ushtarët ukrainas
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE duhet të fillojnë deri në fund të muajit dhe se kërkesa për të dërguar instruktorë francezë për të trajnuar ushtarët ukrainas në atdheun e tyre është legjitime.
Presidenti francez Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte mirëpritën, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe bashkëshorten e tij Olena Zelenska, në Pallatin Elysee në Paris të premten. Takimi vjen një ditë pasi Macron njoftoi se Franca do t’i sigurojë Ukrainës avionë luftarakë për të ndihmuar mbrojtjen e vendit kundër agresionit rus.
Zelenskyy ishte gjithashtu në Francë për të kërkuar më shumë ndihmë nga Perëndimi, ndërsa forcat e tij luftojnë për të zmbrapsur sulmet ruse pranë qytetit lindor të Kharkivit. Macron njoftoi gjithashtu për një bashkëpunim të ri me Ukrainën dhe shitjen e avionëve luftarakë, të cilët do të lejojnë Ukrainën të mbrojë tokën dhe hapësirën e saj ajrore kundër sulmeve ruse.
Macron theksoi se Franca do të fillojë trajtimin e pilotëve ukrainas dhe ritheksoi se Ukraina duhet të lejohet të përdorë armët e ofruara nga aleatët e saj perëndimorë për të sulmuar objektivat ushtarake ruse dhe për të neutralizuar pikat nga të cilat po sulmohet. Dërgimi i instruktorëve të huaj në Ukrainë do të jetë një subjekt i rëndësishëm debati fundjavën e ardhshme në Zvicër, ku më shumë se 100 vende, përjashtuar Rusinë, do të marrin pjesë në një samit që shpreson të hapë rrugën për paqen në Ukrainë.
LEXO GJITHASHTU
- Franca i jep avionë Ukrainës, zotohet Macron: Ka të drejtë të mbrojë tokën e saj
- Zgjedhjet e BE-së mund të ndikojnë në përkrahjen e Evropës ndaj Ukrainës
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë