Rezulton humbës| Macron shpërndan Parlamentin, Franca në zgjedhje të parakohshme

9 Qershor 2024 | 21:29

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se po shpërndan Parlamentin dhe po bën thirrje për zgjedhje të reja në vend.

Sipas mediave të huaja, kjo lëvizje e tij vjen pas humbjes së thellë të partisë që ai drejton në zgjedhjet për Parlamentin Europian, ku sipas sondazheve do të marrë rreth 15 % të votave, kundrejt 30 % të votave që rezulton të ketë marrë partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.

Ai ka kërkuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.

Kujtojmë se sipas projeksioneve, këto zgjedhje për Parlamentin Europian kanë regjistruar një rritje të forcave të ekstremit të djathtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026

Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës

Keir Starmer është bërë kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që i është dhënë medalja e Legjionit të Nderit nga një president francez, në...
17:46 | 14/07/2026