Sondazhet për zgjedhjet në PE: Ekstremi i djathtë i Le Pen mposht partinë e Macron

9 Qershor 2024 | 20:18

Sondazhet franceze thonë se lista e Rally Kombëtare (RN) e Marine Le Pen, e udhëhequr nga Jordan Bardella, kryeson në zgjedhjet për Parlamentin Europian me më shumë se 30% të votave.

Sipas mediave të huaja, asnjëherë RN nuk kishte arritur të merrte një përqindje kaq të lartë votash sa kjo.

Partia Rilindja e presidentit Macron, e udhëhequr nga Valerie Hayer, ka dalë e dyta me 15.2% të numrit të votave.

Socialistët, nën drejtimin e Raphaël Glucksmann, kanë arritur 14% të numrit të votave.

Reconquest i ekstremit të djathtë të Eric Zemmour ka arritur 5.5%, ndërsa krahu i majtë France Unbowed (LFI) ka marrë 8.3%.

Dhe duket se të Gjelbrit arritën vetëm 5.2% – pak më shumë se 5% e nevojshme për të shkuar në Parlamentin Evropian.

Pjesëmarrja në Francë ishte afërsisht 51%, pra pak më e lartë se 50.12% e vitit 2019.

Kujtojmë se sipas sondazheve ka një rritje të partive të ekstremit të djathtë në të gjithë Europën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026

Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës

Keir Starmer është bërë kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që i është dhënë medalja e Legjionit të Nderit nga një president francez, në...
17:46 | 14/07/2026