Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet për Parlamentin Europian në Belgjikë

9 Qershor 2024 | 16:11

Është mbyllur në Belgjikë procesi i votimit për zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Në Bashkimin Evropian sot është dita e fundit e votimit për këto zgjedhje, ku qytetarët zgjedhin 720 deputetë të rinj, të cilët do të formësojnë politikën e BE-së në pesë vitet e ardhshme.

Rreth 370 milionë qytetarë të BE-së kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e PE-së dhe sot qytetarët e rreth 21 vendeve anëtare të BE-së po shkojnë në qendrat e votimit, pas së cilës në mbrëmje do të bëhen të ditura rezultatet e votimit.

Në zgjedhjet, të cilat filluan të enjten, më 6 qershor, kanë votuar më parë shtetasit e Holandës, Irlandës, Republikës Çeke, Sllovakisë, Letonisë dhe Maltës, ndërsa në Itali votimi ka nisur dje dhe vijon edhe sot.

Zgjedhjet përfaqësojnë një moment kyç në demokracinë e BE-së, pasi ato u japin qytetarëve të drejtën e votës dhe mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit që do t’i përfaqësojnë ata atje.

Gjithashtu, rezultati i këtij votimi do të reflektojë në përsosmërinë e funksionimit më të gjerë të komunitetit europian.

Pra rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ndikojë se kush do të jetë kreu i ardhshëm i institucioneve të BE-së: Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026

Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës

Keir Starmer është bërë kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që i është dhënë medalja e Legjionit të Nderit nga një president francez, në...
17:46 | 14/07/2026