Zgjedhjet për PE| Gazetari nga Suedia: Pritet rritje e ekstremit të djathtë
Gazetari Niko Ago nga Suedia ka komentuar zgjedhjet për Parlamentin Europian që po vijojnë të mbahen edhe ditën e sotme në disa vende të unionit.
Në një lidhje për Euronews Albania, Ago tha se pritet një rritje e forcave të ekstremit të djathtë në ulëset e Parlamentit Europian.
Ai tha se ngjyrosja e hartës së zgjedhjeve pritet të jetë më blu dhe shtoi se kjo gjë i ka shqetësuar forcat e majta progresiste.
“Partia e ekstremit të djathtë në Suedi, që ka atë emrin e çuditshëm ‘demokrat suedez’, para pak kohësh u zbulua nga dy gazetarë, të cilët infiltruan zyrën e kësaj partie, zbuluan që partia kishte dhjetëra profile në rrjetet sociale për të baltosur partitë e tjera.
Opinioni suedez është i sensibilizuar për zgjedhjet e sotshme. Nuk mund të bëjë përjashtimin këtu Suedia dhe të mos shqetësohet për rritjen e partive të ekstremit të djathtë.
PE këtu e vite drejtohet nga e djathta. EPP është forca më e madhe e djathtë europiane, që ka marrë forcat më të mëdha parlamentare. Kësaj radhe do të rritet edhe grupi i dytë, ky i partive të ekstremit të djathtë, të cilat qeverisin në shumë shtete.
Mos harroni Melonin në Itali, Orban në Hungari, Le Pen do të zgjerojë forcat e saj. Edhe në Suedi Partia e Demokratëve Suedezë ka përqindje të madhe. Edhe në Finlandë ato po rrisin forcat e tyre. Ngjyra pritet të jetë më blu seç ka qenë. Kjo ka ngjallur shqetësim në forcat progresiste europiane”, tha Ago.
LEXONI GJITHASHTU:
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen