“Punëtorë nga Bangladeshi”, Plarent Ndreca: Tregu i punës është mbushur me mastera shkencorë
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, komentoi përballë pyetjeve të të rinjve në “Rinvote” çështjen e punësimit dhe batutën e bërë së fundmi nga Kryeministri Edi Rama për “punëtorë nga Bangladeshi”.
Përballë pyetjes së ardhur nga publiku përmes rrjeteve sociale të Euronews Albania se përse PS nuk bën program për punësimin, por fton punëtorë që vijnë nga Bangladeshi, Ndreca tha se çështja “është më komplekse”.
Kandidati i PS-së për deptutet, u shpreh se në tregun e punës në Shqipëri ka shumë vende që nuk zihen, pasi tregu “aktualisht është i mbushur me të rinj me mastera shkencorë” dhe jo “formim profesional”.
“Ne ftojmë punëtorë që vijnë nga Bangladeshi?! Ideja është që referuar statistikave që ka Zyra e Punës në Ministrinë e Çështjeve Sociale rezultojnë jashtëzakonisht vende të lira pune bosh, po flasim në sektorin privat kryesisht, për rrjedhojë lihet të kuptohet se nuk ka interes nga qytetarët shqiptarë për këto vende pune sepse janë vende pune që janë të publikuara,” – shpjegoi Ndreca.
I pyetur se si vihet re mungesa e interesit, Ndreca tha se kjo kuptohet “nga fakti se mbeten të pazëna si vende pune”.
“[…] shumë e thjeshtë për faktin se nuk zihen, nga ana tjetër se ka kërkesë për punësim e ndërkohë ka vende të lira pune e nuk ka një sipërmarrës serioz që ka vend të lirë pune, kuptohet ka një ngërç për këtë aspekt, por sigurisht që vendet e punës i kërkon tregu, jo kryeministri,” – shtoi Ndreca duke thënë se “vendet do mbushen”.
Marjana Koçeku e pyeti Ndrecën nëse ka një studim për tregun e punës dhe sjelljes së të rinjve, ky i fundit tha se qeveria ka vendosur si prioritet arsimit profesional, “nxjerrjen e specialistave sepse gjithë tregu i punës është mbushur me mastera shkencorë dhe doktoratura”.
“Me master shkencor do të thotë se je gati për doktoraturë, ndërkohë që tregu i punës kërkon më tepër specialistë,” – komentoi kandidati i PS-së për deputet.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës