Momenti kur Apeli vendos që vula e PD-së t’i kalojë Berishës, Rithemelimi në festë
Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimit të Enkelejd Alibeaj për vulën e Partisë Demokratike, duke i dhënë në këtë mënyrën siglën dhe logon e Partisë Demokratike zyrtare, Sali Berishës.
Euronews Albania ka siguruar dhe momentin, kur trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro japin vendimin e formës së prerë.
Duke mos pranuar ankimimin e Alibeajt, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, të gjyqtarit Agron Zhukri i cili njeh vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të mbajtur nga Rithemelimi.
Ky vendim bën që kryetari i Partisë Demokratike zyrtare të jetë ish-kryeministri Sali Berisha.
Pasi gjyqtarja dha vendimin për vulën, përfaqësuesit e Rithemelimit shpërthyen në duartrokitje nga entuziazmi.
Saga e gjyqeve për vulën e PD:
25 mars 2022: Regjistrohet Kuvendi i 11 dhjetorit me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të gjyqtarit Agron Zhukri, Sali Berisha njihet kryetar i PD.
23 mars 2023: Rrëzohet vendimi i gjyqtarit Zhukri, kthehet në Shkallë të Parë me trupë tjetër. Kryetari i PD-së njihet Lulzim Basha.
27 dhjetor: Gjykata e Lartë e kthen në Apel me trupë tjetër dhe kërkon zgjidhje përfundimtare. Kryetari i PD vijon të jetë Basha.
11 qershor: Gjykata e Apelit kalon vulën e PD te Sali Berisha.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta