Gjykata e Apelit i jep vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës
Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimit të Enkelejd Alibeaj për vulën e Partisë Demokratike, duke i dhënë në këtë mënyrën siglën dhe logon e Partisë Demokratike zyrtare, Sali Berishës.
Duke mospranuar ankimimin e Alibeajt, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njeh vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të mbajtur nga Rithemelimi.
Ky vendim bën që kryetari i Partisë Demokratike zyrtare të jetë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pas hetimeve të nisura nga SPAK.
Vendimi i trupës gjykuese të Apelit, u dha nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Ky vendim është i formës së prerë.
Rithemelimi parashtroi në nisje të seancës një kërkesë paraprake për me mospranimin e ankimimit të Alibeajt nën pretendimin se ata nuk legjitimoheshin si palë.
Përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso kërkoi lënien në fuqi të vendimit ‘Zhukri’ dhe njohja e vendimeve te Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor 2021, të cilën gjykata e mbështeti.
“E drejta e anikimit i takon vetëm palës qe ka vënë në lëvizje gjykatën”, tha Kaso.
Në një reagim në për media në përfundim të seancës në Apel, Flamur Noka, tha se e vërteta triumfoi dhe ftoi të gjithë demokratët të bashkohen në shtëpinë e PD.
“Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh.
E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike. Komenti yne është shumë i thjeshtë, demokratët janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata.
Por sot është një ditë e keqe për regjimin sepse demokratët e bashkuar nga sot do kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij narkoregjimi dhe kthimin e shpresës te shqiptarët. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund. Sot Shqipëria ka një PD të ëvrtetë. Sot Shqipëria ka një opzitë të bashkuar. Një opozitë të bashkuar që do i japë zë”, tha Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit
Shoqërimi i disa personave, një pjesë e protestuesve shkojnë drejt komisariateve
Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit
- 11:29 “Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit
- 11:26 Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
- 11:24 Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 11:20 Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim
- 11:08 Shoqërimi i disa personave, një pjesë e protestuesve shkojnë drejt komisariateve
- 11:02 Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)