Kujdes kafshimet nga gjarpri, mjeku: Paraqituni në spital brenda 30 minutave
Stina e verës ka shtuar urgjenca si pasojë e kafshimeve nga gjarpërinjtë dhe merimanga e zeze.
Në shërbimin e toksikologjisë, rastet janë të përditshme, por shefi i këtij shërbimi thotë se disa pacientëve ju është rrezikuar jeta për shkak të vonesave te paraqitjes ne spital apo ndërhyrjeve te gabuara ne vendin e kafshimit.
“Janë raste të zakonshme që vijnë në urgjencën tonë, me mundësi vdekjeprurëse nuk vlerësohet, zakonisht kafshimi kur është neurotoksik, brenda 30 minutave të para do fillojnë simptomat, ndaj brenda 1-2 orëve duhet të jepet ndihma e parë”, tha Andrin Tahiri, shef i shërbimit të Toksikologjisë, QSUT.
Ndihma e parë mbetet thelbësore për shpëtimin e jetës, por në disa raste ajo jepet në formë të gabuar.
Në këtë fillim sezoni, krahas urgjencave nga kafshimet e gjarprit dhe merimangës së zezë, toksikologet flasin për rritje të rasteve nga helmimet e ushqimeve dhe kryesisht nga kërpudhat. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes dhe per çdo rast qytetaret t’i drejtohen qendrave me te afërta shëndetësore.
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)