Hapet gara për drejtor të përgjithshëm të Gardës së Republikës, kriteret

11 Qershor 2024 | 19:09

Ministria e Brendshme ka hapur garën për drejtuesin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin shoqërues për kriteret e përgjithshme e të posaçme, brenda datës 26 qershor 2024.

Për të marrë pjesë në garë aplikantët duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim të drejtuar Ministrit të Brendshëm për të shprehur interesin për pozicionin dhe vlerësimi do të bëhet mbi bazën e dokumenteve të dorëzuara.

Kriteret e aplikantëve të interesuar janë si më poshtë:

a) të ketë vetëm shtetësinë shqiptare;

b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) të mos ketë marrë cilësinë e të pandehurit për kryerjen e një vepre penale, ose ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë e sigurimit personal;

ç) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës;

d) të mos jetë larguar nga puna më parë për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi në momentin e aplikimit.

dh) të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet në fushën e rendit ose sigurisë;

e) të ketë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë në fushën e rendit ose sigurisë;

ë) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

f) të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;

g) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë për të kryer detyrën.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026