Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët që do ndjekin kombëtaren

11 Qershor 2024 | 09:57

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka ndarë në rrjete sociale një mesazh për të gjithë shqiptarët që do të bëhen pjesë e Euro2024 dhe do të ndjekin nga afër ekipin kombëtar në finalet e Europianit.

MEPJ njofton se ambasada e Shqipoërisë në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore në të gjitha qytetet ku kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjet në grupe.

Teksa ka ndarë adresat e shërbimeve konsullore, Ministria e Jashtme, fton të gjithë tifozët shqiptarë të cilët mund të ndeshen me të papritura dhe të kenë nevojë për asistencë t’u drejtohen atyre qendrave.

NJOFTIMI I MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së Kampionatit Evropian EURO 2024 dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë kompeticion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet, në datat si më poshtë:

Në Dortmund – më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit – IHK)

Në Hamburg – më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg)

Në Dyseldorf – më 23-24-25 qershor 2024, në adresën: Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf)

Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.

  • Shërbimet që do të ofrohen janë:
  • Leje kalimi
  • Vetëdeklarim për humbje dokumenti
  • Në rast emergjencash shtetasit e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në adresën e
  • e-mailit: [email protected] dhe  +49 1719259782

Gjithashtu, informacioni i kontaktit  mund të gjendet edhe në aplikacionin #EURO2024 në rubrikën Event Companion / Host City / Stay and explore (qytetin ku jeni) / Embassy Contacts.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026