U la jashtë Euro2024, Cikalleshi tërhiqet nga kombëtarja e futbollit

28 Maj 2024 | 14:51

Trajneri i kombëtares, Sylvinho, shpalli pasditen e të hënës listën paraprake për Euro 2024 që fillon në datën 14 Qershor në Gjermani. Ndërsa evropiani i kuqezinjve fillon një ditë më pas, në 15 Qershor përballë Italisë. Ajo që bie në sy mungesa e Sokol Cikalleshit dhe Myrto Uzunit në vijën e parë të sulmit si dhe ajo e Frederik Veselit në mbrojtje.

Në lidhje me këtë zgjedhje të trajnerit Silvinjo ka reaguar dhe sulmuesi i kombëtares, Sokol Cikalleshi.

Përmes një postimi në rrjete sociale sulmuesi njofton tërheqjen nga kombëtarja e futbollit.

Cikalleshi falenderon tifozët për mbështetjen dhe u uron futbollistëve të kombëtares të bëjnë më të mirën në ndeshjet e kampionatit evropian.

“Ashtu siç, do fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi!

Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pakursimin më të vogel pikën e fundit të diersës dhe shpirtin për të bëre më të mirën e mundshme.

Falenderoj Zotin për gjithçka çfarë më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozët Kuq e Zi që meritoinë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë. Lutem Zotit që shokët që do vijoj në rrugëtimin në Euro 2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze”, shkruan mes të tjerash Cikalleshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026