Silvinjo e la jshtë Euro2024, reagon ashpër menaxheri i Uzunit: Nuk e meriton këtë
Trajneri i kombëtares, Sylvinho, shpalli pasditen e të hënës listën paraprake për Euro 2024 që fillon në datën 14 Qershor në Gjermani. Ndërsa evropiani i kuqezinjve fillon një ditë më pas, në 15 Qershor përballë Italisë. Bie në sy mungesa e Sokol Cikalleshit dhe Myrto Uzunit në vijën e parë të sulmit si dhe ajo e Frederik Veselit në mbrojtje.
I vetmi që ka reaguar deri tani në lidhje me këto mungesa është menaxheri i sulmuesit Uzuni, i cili ka shprehur pakënaqësinë për lënien jashtë të bomberit të Granadas.
Menaxheri Franci Bobe, ka thënë se sim und të lihet jashtë një sulmues që ka shënuar 11 gola në La Liga dhe ka statistikat më të mira se 5 nga 6 sulmuesit e kombëtares.
“Kur ëndrra juaj është të përfaqësoni vendin tuaj në nivelin më të lartë të garave! Si mund të lini jashtë një lojtar me 11 gola në La Liga? Bazuar në statistikat aktuale ai është më i mirë se 5 nga 6 lojtarët sulmues në ekipin tonë kombëtar për Euro 2024. Ai gjithmonë feston me shqiponjë për të treguar se është krenar që është shqiptar që lufton për fanellën që vesh si luan. Nuk e meriton këtë!”, lexohet në reagimin e menaxherit të Myrto Uzunit.

LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë