Rusia “kërcënon” Rumaninë, Finlanda dërgon avionë luftarakë F-18
Finlanda ka dërguar për herë të parë që nga anëtarësimi në NATO në prill të 2023, shtatë avionë luftarakë F-18 në një bazë ushtarake në Rumaninë juglindore, ku ata do të kryejnë misione mbrojtjeje ajrore me avionë rumunë dhe britanikë.
Një komandant finlandez i forcave ajrore tha se misioni do të ndihmonte në përshpejtimin e integrimit të Finlandës në NATO.
“Jam i sigurt se gjatë këtij misioni të mbrojtjes ajrore të policisë ajrore, integrimi ynë në NATO do të bëjë një hap të madh përpara,” u shpreh gjenerali.
“Ne si ekip do të kemi mësuar shumë dhe e gjithë kjo do të rrisë parandalimin dhe mbrojtjen e NATO-‘’ shtoi ai.
Rumania, një anëtare e NATO-s që nga viti 2004, ishte ndër shtetet e para të aleancës që miratoi pranimin e Finlandës ne aleance. Rumania ndan një kufi 650 km (me Ukrainën dhe ka raportuar mbetje të dronëve rusë të humbur në territorin e saj në mënyrë të përsëritur ndërsa Moska sulmon portet ukrainase pikërisht përtej lumit Danub.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane
- 16:18 Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar