Me raketa e dronë, sulme të reja ruse në rajonin e Kievit në Ukrainë

12 Qershor 2024 | 09:30

Forcat ruse e kanë sulmuar rajonin e Kievit në Ukrainë me raketa dhe me dronë gjatë natës, duke e plagosur një person dhe duke dëmtuar disa ndërtesa, thanë zyrtarët amerikanë të mërkurën.

“Si pasojë e rënies së mbetjeve u plagos një person, të cilit iu dha ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes”, tha shefi i administratës ushtarake rajonale, Ruslan Kravchenko.

Një shtëpi banimi, një garazh dhe një pikë karburanti u dëmtuan, ndërsa një objekt industrial u përfshi nga zjarri, shtoi ai.

Ky sulm ndodhi një ditë pasi dy zyrtarë amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara do t’ia dërgojnë Ukrainës edhe një sistem tjetër kundërajror të llojit Patriot.

Uashingtoni i është përgjigjur lutjeve dëshpëruese të Kievit për ta ndihmuar me më shumë mbrojtje ajrore, për t’iu bërë ballë sulmeve ajrore ruse.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra, shkruan REL.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026