25-vjetori i Çlirimit, Kurti: BE, familja e synuar politike! NATO destinacioni ynë
Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një seancë solemne për 25-vjetorin e çlirimit të vendit nga trupat serbe të Ish-Jugosllavisë.
Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend, tha se Kosova ka nxjerrë mësime nga historia e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për ta ndalur luftën.
Ai shtoi se Kosova po i forcon lidhjet me SHBA-të dhe shtetet tjera të fuqishme, ndërsa Serbia sipas tij, rri e rreshtuar prapa Rusisë.
Sipas Kurtit, ky përvjetor e gjen Kosovën duke qëndruar bashkë me aleatët “si më 12 qershor 1999”.
Shefi i ekzekutivit të Kosovës tha gjithashtu se BE është familja e synuar politike e Kosovës, ndërsa NATO destinacioni i synuar ushtarak.
“Përtej teknikaliteteve ushtarake dhe të së drejtës ndërkombëtare, rezultati ‘de facto’ i atij misioni ishte çlirimi i Kosovës nga trupat serbe. Detajet e mëtutjeshme dhe faktet e regjistruara të ngjarjeve të atyre ditëve i takojnë historisë dhe historianëve, por pikërisht nga kjo histori duhet nxjerrë mësime siç edhe kemi bërë nga atëherë e deri më sot.
Dhe kjo kuptohet më së miri nga rreshtimi gjeopolitik dhe gjeostrategjik i vendeve tona sot. Sikur atëherë, edhe tani, Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë, ashtu siç Rusia qëndron prapa shumë veprimeve të Serbisë. Kurse shteti ynë, Kosova dhe populli i saj, bashkë me Shqipërinë, në vazhdimësi ka shkuar duke i forcuar lidhjet dhe aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Britaninë e Madhe, me Gjermaninë dhe Turqinë, me Francën dhe Italinë dhe me vendet e tjera partnere perëndimore.
Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO-ja është destinacioni ynë ushtarak. Andaj sot po e shënojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës duke qëndruar bashkë me aleatët tanë njësoj si më 12 qershor dhe njësoj si në ditët e para të çlirimit”, tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West