Kina përfundon termocentralin më të madh diellor në botë

12 Qershor 2024 | 18:02

Korporata kineze e energjisë ka ndërtuar termocentralin më të madh diellor në botë me kapacitet 3.5 gigavati që ndodhet në Xinjiang. Projekti i ri diellor shtrihet në një sipërfaqe prej 809 kilometra katrorë dhe pritet të prodhojë 6.09 teravat-orë energji elektrike në vit, duke furnizuar rreth tre milionë familje në Kinë.

Përveç kësaj, Kina njofton fillimin e ndërtimit të një projekti tjetër diellor me kapacitet 4.6 GW, i cili gjithashtu ndodhet në Xinjiang. Ndërtimi do zgjasi 24 muaj dhe do zhvillohet në dy faza. Pritet që në fund, ky termocentral diellor të prodhojë 6.67 teravat-orë energji elektrike në vit.

Kapaciteti i energjisë diellore në Kinë rritet me 55 për qind në vitin 2023, ndërsa kapaciteti i instaluar i energjisë së erës rritet me gati 21 për qind. Qeveria kineze po angazhohet të ndërtojë 1,200 gigavat kapacitet të burimeve të rinovueshme të energjisë deri në vitin 2030.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026