Katër instruktorë të kolegjit amerikan goditen me thikë në një park publik në Kinë
Katër instruktorë të universitetit amerikan janë në spital pasi u goditën me thikë nga një person i panjohur në një park publik në Kinë.
Sipas mediave të huaja, instruktorët e Kolegjit Iowa Cornell u plagosën në një “incident të rëndë” gjatë një vizite ditore në park në provincën veriore të Jilin, sipas një deklarate të kolegjit.
Përfaqësuesi i Iowa-s, Adam Zabner tha se vëllai i tij, David, ishte një nga katër instruktorët e plagosur në incident, që ai e përshkroi si një goditje me thikë.
Ministria e Jashtme e Kinës thotë se asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën.
Zabner tha se grupi kishte qenë duke vizituar një tempullin lokal të hënën kur ata u sulmuan nga një burrë me thikë.
Ai tha se vëllai i tij ishte goditur me thikë në krah në parkun Beishan në qytetin Jilin dhe po shërohej në spital.
“Ai nuk është liruar ende këtë mëngjes, por është mirë”, tha ai për CBS News.
Kolegji Cornell tha se katër instruktorët kishin dhënë mësim “si pjesë e një partneriteti me një universitet në Kinë”. Grupi ishte shoqëruar nga një anëtar i Universitetit Beihua në kohën e vizitës së tyre në park të hënën.
Ministria e Jashtme e Kinës tha se të plagosurit u dërguan menjëherë në spital ku morën trajtim.
Zëdhënësi Lin Jian nuk iu përgjigj pyetjeve nëse sulmuesi ishte në paraburgim, duke shtuar se nevojiteshin hetime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës