43-vjeçari italian fyen dhe vret me thikë fqinjin shqiptar
Një ngajrje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së premte në Itali, ku një 41-vjeçar italian ka ekzekutuar me thikë një 61-vjeçar shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në Bibbiano të Reggio Emilia-s, në një apartament shumë pranë bashkisë së qytetit dhe afër sheshit kryesor.
Mediat italiane bëjnë me dije se 61-vjeçari shqiptar kishte shkuar të vizitonte mbesën e tij e tij që banonte në atë zonë.
Në shkallët e pallatit ai u konfliktua me fqinjin, 43-vjeçar të mbesës, i cili rezulton një person me precedentë penal, i arrestuar për disa vjedhje.
Sipas hetimeve paraprake debati mesa autorit dhe viktimës ka lindur për shkak të qëndrimit tallës të italianit ndaj shqiptarit.
Pas debatit verbal, 43-vjeçari italian u largua në banesë, ndërkohë që 61-vjeçari shqiptar i shkoi pas dhe i trokiti në derë. Italiani ka marrë një thikë kuzhine në banesën ku jeton me nënën e tij dhe ka qëlluar në kraharor shqiptarin.
Një turmë e të afërmve dhe miqve të viktimës u mblodh menjëherë pas ngjarje, saqë karabinierët me vështirësi dhe pas momenteve të tensionit të fortë krijuan një kordon dhe arritën të largonin vrasësin e dyshuar.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës