Eksperti: Luftë mes Rusisë e SHBA për influencë në Ballkan, ç’ndodh 5 vitet në vijim
Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, i ftuar në Euronews Albania, tha se Orliç, kreu më i ri i BIA-s, është në atë pozicion dhe për shkak të ndikimit rus në Ballkan.
Sipas tij, një luftë për influencë midis Rusisë dhe SHBA-së do të jetë një nga sfidat që Ballkani do të ndikohet gjatë 5 viteve të ardhshme.
“SHBA po mundohet në shumë mënyra të largojë strukturat përkatëse të sigurisë nga konteksti i lidhjeve të caktuara që kanë me Moskën zyrtare. Ne e shohim dhe nga ndryshimi që ka ndodhur në BIA.
Gjithashtu në aspektin ushtarak e dimë që Serbia në 2004 e ka nënshkuar programin për paqe në NATO, por nga andej nuk ka ndonjë lëvizje më të mëtejshme në këtë porces.
Ka një luftë midis Rusisë dhe SHBA-së dhe në kuadër të kocepteve ushatarake të kenë sa më shumë influencë amerikanët dhe jo rusët dhe kjo do të jetë një nga sfidat që do të ballafaqohemi gjatë 5 viteve të ardhshme”, tha Shala.
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshua
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur