Meta del pas 3 orësh nga SPAK: U pyeta për gjëra që nuk kanë lidhje me mua

13 Qershor 2024 | 13:46

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë nga SPAK pas 3 orësh marrjeje në pyetje.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Meta tha se u mor në pyetje që nuk kishin lidhje me të.

Ish-Presidenti shtoi se u mor në pyetje në cilësinë e kundërshtarit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e quajti narkoregjim.

Ai sulmoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin, për të cilin tha se me veprimet e tij po përpiqet të mbajë ‘në këmbë’ qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“SPAK është kthyer falë Dum Dumanit në një parti bashkëqeverisëse të Edi Ramës. Unë jam pyetur për 3 orë kot më kot për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua, për veprime të të tjerëve, miqve, shokëve të SPAK.

Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshteti e narkoregjimi, që e mban në këmbë Dum Dumani, i cili në vend të hetojë McGonigal dhe në vend të ndalojë Ramën, inceneratorin dhe aferën e Portit të Durrësit, merret me përrallën e laraskave të tij.

Tani po iki se kam tryezën për sipërmarrjen. Narkoregjimi kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj, që bën gjithë ato akte kundër opozitës për të shpëtuar Ramën, por nuk e shpëton dot”, tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026