Ministra nga 8 vende të BE i kërkojnë Borrell të frenojë lëvizjen e diplomatëve rusë
Ministrat e Jashtëm nga tetë vende të Bashkimit Evropian i kanë dërguar një letër shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke i kërkuar të frenojë lëvizjen e diplomatëve rusë në zonën Shengen, me shqetësimin e tyre se lëvizja e lirë e diplomatëve lehtëson “veprimtaritë keqdashëse”.
Dërgimin e letrës e konfirmoi më 13 qershor në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky.
Ai tha se masa ishte e nevojshme sepse lëvizja e diplomatëve rusë dhe anëtarëve të familjeve të tyre në zonën Shengen “krijon infrastrukturën” për aktivitete të paligjshme.
Në letër thuhet se “inteligjenca, propaganda, apo edhe përgatitja e akteve të sabotimit janë ngarkesa kryesore e punës për një numër të madh “diplomatësh” rusë në BE”, sipas AFP-së, e cila mori një kopje të letrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq