Basha premtim për pensionet: Ekonomia dhe biznesi i vogël do ndjejnë ndryshimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët dhe bizneset e njësisë numër një në Tiranë, ku ka vendosur dhe një herë theksin tek rritja e pagave dhe pensioneve.
“Të gjithë bashkë do t’ia dalim duke mos harruar prindërit tanë, pensionistët, me rritjen pensionesh, mes fashën e energjisë që do ta paguani me çmim më të ulët me rimbursim e plotë të ilaçesh, që të keni një jetë me dinjitet për të gjithë atë sakrificë që keni bërë për ne. Të gjithë bashkë me 25 prill për ndryshimin dhe për fitore”, tha Basha .
Gjatë takimit me banorët dhe bizneset, kryedemokrati Basha tha se të gjithë familjet shqiptare mezi presin ndryshimin. Ai ftoi banorët, që më 25 prill të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për Partinë Demokratike.
“Mos u dorëzo edhe tre javë dhe të gjithë bashkë do ta bëjmë të mundur ndryshimin. Të partë që do e ndjeni do jeni ju, do jetë ekonomia, biznesi i vogël dhe të gjithë familjet shqiptare. Ndryshimi ka nisur dhe me 25 t’i vëmë vulën. Prioritet do jenë rrogat e njerëzve, pensionet dhe konsumi dhe ekonomia”, shtoi Basha.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta