Nisja e sezonit turistik, Policia tregon rrugët ku do të ketë kufizime të mjeteve

14 Qershor 2024 | 11:15

Policia ka njoftuar se me nisjen e sezonit turistik, në kuadër të masave lehtësuese për qarkullimin e mjeteve, do të filloi zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe ditëve të festave zyrtare.

Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur edhe akset rrugore ku do të zbatohen këto kufizime në të gjithë vendin.

Po ashtu Policia apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e levizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas.

Policia e Shtetit:

Me fillimin e sezonit turistik veror dhe në kuadër të masave lehtësuese për qarkullimin e mjeteve, Policia e Shetit bën me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare.

Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë:

1-Shkodër-Hani Hotit

Shkodër-Muriqan

Shkodër-Plazhi Zogaj

Shkodër-Plazhi Shirokë

Shkodër-Velipojë

Shkodër-Shëngjin

2-Lezhë-Shëngjin

Lezhë-Patok

Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës

3-Tiranë-Durrës

Tiranë-Gjiri i Lalëzit

4-Elbasan-Pogradec

Elbasan-Rrogozhinë

5-Durrës-Currila

Durrës-Gjiri i Lalëzit

Durrës-Kavajë

Durrës-Kryqëzimi Milot-Kukës

6-Kavajë-Plazhi i Gjeneralit

Kavajë-Spille

Kavajë-Lushnjë

7-Fier-Lushnjë

Fier-Seman

Fier-Plazhet e Poros

8-Vlorë-Zvërnec

Vlorë-Palasë-Dhermi-Sarandë

Sarandë-Qafë Botë

Sarandë-Butrint

9-Pogradec-Lin-Qafë Thanë

Pogradec-Tushemisht

10-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije

11-Bajram Curri-Qafë Morinë.

Bajram Curri-Valbonë

Duke marrë shkas nga turizimi i shtuar, i cili reflekton rritje të mjeteve në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e levizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026