Dea Open Air 2024, Çmimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit e merr “Disco Boy”
Mbrëmjen e të enjtes në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve u mbajt mbrëmja Gala e Ndarjes së Çmimeve të Edicionit XI të festivalit ndërkombëtar të filmit DEA OPEN AIR për vitin 2024.
Filmi më i mirë studentor u fitua nga “Greenhouse-Lira Ceraman, Greqi 2023”, ndërsa çmimin për filmin me metrazh të shkurtër e mori “Sisters” I Jordi Sanz.
Gjithashtu u ndanë dy çmime speciale për kategorinë e filmit me metrazh të gjatë që e mori “Ocarina” e Alban Zogjani dhe filmi me metrazh të shkurtër që u fitua nga “Akuariumi”, Gianluca Zonta, Itali 2024.
Kupën e Festivalit e mori “Disco boy” i Giacomo Abbruzzese.
‘Dea e karrierës’ në shenjë respekti, pas vdekjes u dha për Kristaq Dhamon ndërsa çmimi honorifik, ‘Dea homazh’ u dha për Mirush Kabashin.
Ky festival nisi më datë 9 qeshor për t’u mbyllur me datë 13, ku qytetarët patën mundësi të shikonin 39 filma nga 25 vende të botës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes