Festivali i Filmit në Dropull, prezantohen 40 prodhime artistike

5 Korrik 2023 | 16:02

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër është në ditën e tij të tretë. 40 filma, shqiptarë dhe grekë do të marrin çmimet përkatëse për këtë vit.

Artistë të rinj, por dhe regjisorë të njohur shqiptarë dhe grekë, janë bërë bashkë për të shkëmbyer ide dhe eksperienca. Teatri antik i Sofratikës u kthye në frymëzim për Kosta Zhogën, dramat dhe ndeshjet e gladiatorëve shekuj më parë.

”Ideja e festivalit ka filluar tamam këtu në këtë vend. Kur e kam parë për herë të parë këtë teatër antik, më ka bërë një përshtypje shumë të thellë. Ndjemë një kënaqësi të veçantë si unë, si bashkëshortja kur erdhëm dhe thamë, pse mos të bëjmë diçka këtu në këtë vend. E para se është vendi ynë i origjinës, i imi. Unë jam nga Dropulli me origjinë dhe menduam që të bëjmë një festival filmi”, tregon Kosta Zhonga, drejtori artistik DIFF.

7 filma nga Qipro janë risia e këtij vitit, duke u bërë shteti i tretë që i bashkohet festivalit.

Filmat e animuar krijuar nga fëmijët në workshopin e animacionit si dhe atij të dokumentarit artistik, ishin një dëshmi e gjallë se arti është në çdo moshë.

Konsulli grek Dhimitris Sakaridhis, shprehu mirënjohjen për hapësirën që po i kushtohet minoritetit grek të zonës si dhe shpreson se në një të ardhme do t’u bashkohen dhe filma përfaqësues nga shtete të tjera të Ballkanit dhe Europës.

“Është një vend ku jeton minoriteti grek dhe është e rëndësishme që të ketë ngjarje të tilla, ku njerëz të kulturave të Greqisë dhe Shqipërisë vijnë këtu dhe prezantojnë prodhimet e tyre kulturore. Mund të thonë gjëra për shoqëritë tona dhe problemet me të cilat përballemi në shekullin e 21-të, këto probleme janë të zakonshme edhe në shoqëri të tjera evropiane. Shpresoj që vërtetë të mund të themelohet edhe si një festival ballkanik dhe ndërkombëtar i filmit”, u shpreh Konsulli Dhimitris Sakaridhis

Organizatorë të festivalit synojnë që përmes tij t’u jepet zë çështjeve të ndryshme si emigracioni, papunësia, largimi i të rinjve nga rrethet dhe nga vendi, por jo vetëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm

Aktori Lulzim Zeqa ka folur për sfidën e interpretimit të Jagos në shfaqjen “Otello”, duke e cilësuar këtë rol si një nga personazhet më të...
21:49 | 28/06/2026

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026