Festivali i Filmit në Dropull rrit bashkëpunimin kulturor mes shteteve
Në Gjirokastër nuk ka sesi të mungojë Festivali i Filmit të shkurtër në Dropull. Artdashës të filmit nga vende të ndryshme bëhen bashkë, për të ndjekur prodhimet më të mira kinematografike, por edhe për të njohur traditat dhe kulturën e Dropullit.
Interesi i turistëve, por dhe vendasve ka qenë i lartë. Mbrëmja ka mbledhur më shumë se 300 qytetarë, duke e kthyer Dropullin në një vend zhurmues si kurrë më parë.
“E kam thënë shpesh që në qarkun e Gjirokastrës ka shumë resurse turistike të kulturës, site arkeologjike që duhen të zgjohen. Këtu ku jemi përveç ndeshjeve me gladiatorë janë luajtur me dhjetëra drama. Është shumë e rëndësishme që këto vende të bukura dhe të fjetura të vihen në funksion të turizmit,” – u shpreh një burrë.
Festivali i Filmit në Dropull, përmes tij ka dhe një synim tjetër. Përmes artit të japë mesazhet e duhura për të rinjtë të cilët synojnë të largohen nga Shqipëria.
Festivali është një urë e rëndësishme bashkëpunimi, kulturore midis dy vendeve.
Festivali do te zgjasë tre dite. Krahas filmave qe do vlerësohen, risia e këtij edicioni është dhe workshop-i i filmit të animuar si dhe dokumentarit, në të cilin fëmijët do të prodhojnë një histori të animuar, krijuar nga fantazia e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)