Erdogan thirrje Biden: Vërteto që plani i paqes në Gaza nuk është taktikë zgjedhore

16 Qershor 2024 | 08:24

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se presidenti amerikan Joe Bidend duhet të tregojë se plani i armëpushimit në Gaza nuk është vetëm “taktika e tij zgjedhore”.

Biden po i nënshtrohet një “testi sinqeriteti” në përfshirjen e tij në luftën në Rripin e Gazës, tha Erdogan në një deklaratë për gazetarët pas kthimit nga samiti i G7 në Itali.

Duhet të përcaktohet nëse plani i armëpushimit në enklavën palestineze, të cilin Biden e prezantoi, është pjesë e një “taktike zgjedhore” të llogaritur apo një përpjekje e sinqertë për t’i dhënë fund konfliktit, tha Erdogan.

Erdogan tha gjithashtu se Gjermania ka zbutur qëndrimin e saj për shitjen e avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon në Turqi.

Turqia njoftoi në nëntor se po negocionte me Britaninë dhe Spanjën për të blerë aeroplanët, megjithëse Gjermania e kundërshtoi këtë ide.

Gjermania, si anëtare e konsorciumit që prodhon dhe shet aeroplanin, kundërshtoi shitjen e Eurofighter Ankarasë për shkak të shqetësimeve për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Turqi dhe pakënaqësisë me politikën turke ndaj Izraelit, trajtimin e kurdëve sirianë dhe ceshtje te tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026