Macron po përballet me sfida/A ishte reagim impulsiv shpallja e zgjedhjeve?
Pak ditë pas zgjedhjeve evropiane dhe tensionet franceze ka arritur kulmin me vendimin e papritur të presidentit Emanuel Macron për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme. Pas rezultateve zhgënjyese për partinë e tij në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, Makron shpalli shpërndarjen e parlamentit dhe caktimin e zgjedhjeve të reja për 30 qershor dhe 7 korrik.
Në përpjekje për të mbijetuar politikisht, Macron përballet me sfida nga të gjitha anët. Nga njëra anë, e majta është bashkuar dhe ka propozuar një kandidat të përbashkët për kryeministër. Ndërkohë, e djathta ekstreme dhe qendra e djathtë po përpiqen të bashkohen, me liderin e republikanëve Erik Sioti që sugjeron një aleancë me Marin Le Pen, një propozim që ka shkaktuar përçarje të mëdha brenda partisë së tij.
Në mes të këtyre zhvillimeve, Macron përballet me një situatë të paparashikueshme, ku edhe brenda kampit të tij ka pasiguri dhe tensione. Ndërkohë, analistët dhe media janë të ndarë nëse vendimi i tij është një lëvizje strategjike gjeniale apo një reagim impulsiv që mund t’i kushtojë atij karrierën politike.
Nga ana tjetër, situata në Gjermani është më e qëndrueshme, pavarësisht thirrjeve që kancelari Olaf Sholc të ndjekë shembullin e Makronit. Qeveria gjermane po përgatitet për zgjedhjet e rregullta vitin e ardhshëm, ndërsa përballen me sfida nga e djathta ekstreme dhe partia CDU në zgjedhjet rajonale.
LEXO GJITHASHTU:
- Si do ndikojnë zgjedhjet në financat publike të Francës, ç’ndodh nëse fiton Le Pen
- VIDEO| Biden, Macron e Meloni i këndojnë “Happy Birthday” kancelarit Olaf Scholz
Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)
Delegacionet e SHBA dhe Libanit takim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes kornizë me Izraelin
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
- 18:34 Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet