Forcat ruse “likuidojnë” rrëmbyesit për të shpëtuar pengjet në një qendër ndalimi

16 Qershor 2024 | 16:43

Forcat ruse të sigurisë i kanë vrarë rrëmbyesit e disa pengjeve në një qendër ndalimi në jug të Rusisë, raportuan mediat shtetërore ruse më 16 qershor.

Pengjet në qendrën e paraburgimit në Rostov-on-Don nuk u lënduan, tha RIA Novosti, duke e cituar shërbimin federal të burgjeve ruse.

Novosti raportoi se rrëmbyesit janë “likuiduar”, ndërsa mediat lokale raportuan se disa prej të burgosurve janë vrarë.

U raportua se gjashtë të burgosur i morën peng dy pjesëtarë të stafit të qendrës së ndalimit në rajonin Rostov, duke e kërkuar një veturë dhe rrugë të hapur për t’u larguar.

Gjashtë rrëmbyesit u akuzuan për aktivitete terroriste, ndërsa disa prej tyre u raportua se kanë lidhje me Shtetin Islamik (IS).

IS-i ka kryer një numër sulmesh në tokën ruse në vitet e fundit, përfshirë një sulm në mars, kur burra të armatosur qëlluan me armë ndaj njerëzve në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, duke i vrarë 145 njerëz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026