Nis në Francë fushata zgjedhore, raundi i parë më 30 qershor

17 Qershor 2024 | 10:44

Ka nisur këtë të hënë, 17 qershor, fushata për zgjedhjet e parakohshme në Francë, e cila do të mbyllet me raudin e parë më 30 qershor. Ndërkohë që raudi i dytë pritet të zhvillohet më 7 korrik.

Kandidatët kishin kohë deri të dielën në mbrëmje për t’u regjistruar për 577 vendet në Asamblenë Kombëtare të dhomës së ulët përpara fillimit zyrtar të fushatës.

Aleanca e udhëhequr nga centristi Macron , i cili thirri zgjedhjet e parakohshme rreth tre vjet më herët pasi e djathta ekstreme mposhti partinë e tij në zgjedhjet e Parlamentit të BE-së, është ende shumë prapa, me pak shanse për të fituar vetë një shumicë të plotë.

Shumë në Francë , përfshirë ish-udhëheqësit, mbeten të hutuar se pse Macron mori rrezikun për të thirrur zgjedhjet e parakohshme, të cilat që mund të shohin Tubimin Kombëtar të ekstremit të djathtë (RN) të udhëheqë qeverinë me liderin e saj 28-vjeçar, Jordan Bardella , si kryeministër.

Një nga kandidatët e fundit të profilit më të lartë që u regjistrua ishte Marie-Caroline Le Pen, motra e madhe e Marine Le Pen , e cila do të kandidojë për partinë në rajonin qendror Sarthe.

Vajza e saj Nolëenn Olivier është ish-partnerja e Bardella-s.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026