Hapet gara për portin e Durrësit, në Porto Romano do investohen 420 mln euro
Në Durrës do të nisë këtë vit ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano. Ai do të kushtojë 420 mln euro dhe do të hapet në vitin 2026.
Brenda pak javësh do të hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Koha e ndërtimit të tij, do të zgjasë rreth 2 vite që nga gjetja e kompanisë, dhe do të kushtojë rreth 420 mln euro me financim buxhetor, i cili do të ndahet në 3 pjesë, dhe paratë do të merren si kredi nga jashtë.
Ndërtimi i këtij objekti ishte diskutuar me parë, si një formë financimi me koncesion ose bashkëpunim shtet-privat PPP, por qeveria ka vendosur ta financojë nga buxheti.
Sipas njoftimeve zyrtare të mëparshme faza e parë e ndërtimit përfshin ndërtimin e terminalit të kontejnerëve, lidhjen me infrastrukturën rrugore, hekurudhore, rrjetin e kanalizimeve, energjisë elektrike dhe furnizimin me ujë.
Në portin e ri do të përpunohen rreth 2 milionë ngarkesa vjetore, dhe pritet të hyjnë rreth 1 mln pasagjerë në vit.
Durrësi ka një pozicion të favorshëm gjeografik, dhe porti parashikon që ti ofrojë shërbime lidhëse me dy porte të thata, atë të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Por, mundësitë për zgjerim janë edhe për shtetet e tjera të rajonit.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit