Avokati i Popullit peng i konsensusit, mandati ka përfunduar 2 vite më parë
Kur na ndajnë 1 muaj nga përfundimi i këtij sesioni parlamentar, mazhoranca dhe opozita janë ende larg konsensusit për të votuar në seancë plenare emrin e ri të Avokatit të Popullit.
Edhe pse Erinda Ballanca ka më shumë se dy vite që e ka përfunduar mandatin në krye të institucionit, kjo nuk i ka penguar palët politik për ta zgjatur procesin, pa pasur një rezultat konkret.
Euronews Albania kontaktoi dy të kryetarët e grupeve parlamenare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi.
I pari zgjodhi të mos jepte një përgjigje për këtë çështje.
Ndërsa Gazment Bardhi konfirmoi se nuk ka asnjë hap të ri në zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Ulja në tryezë e shumicës dhe pakicës parlamentare për këtë çështje pritet të jetë pjesë e sesionit të ri parlamentar.
Nga 15 kandidatë që plotësonin kriteret ligjore, vetëm 7 prej tyre kanë siguruar 28 firmat e nevojshme të deputetëve për të shkuar për votim në parlament.
Mes emrave në garë për të drejtuar institucionin që mbron të drejtat e njeriut është ish-kryetarja e gjykatës kushtetuese, Vitore Tusha, anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë, Tartar Bazaj, ish këshilltari ligjor i Ilir Metës president, Bledar Dervishaj apo përfaqësuesi i ish të bugosurve politik, Besim Ndregjoni.
7 KANDIDATË NË GARË PËR AVOKATIN E POPULLIT
- Vitore Tusha
- Tartar Bazaj
- Besim Ndregjoni
- Bledar Dervishaj
- Dardan Mustafaj
- Edison Frangu
- Erald Aga
Në dhjetor të 2022-it, parlamenti dështoi në zgjedhjen Ledio Brahos si pasues i Erinda Ballancës, duke bërë që procesi të nisë nga fillimi.
Avokati i popullit ka një mandat 5 vjecar dhe zgjidhet me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Në praktikën parlamentare, Avokati i Popullit është propozuar përgjithësisht nga opozita.
Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump