Gjirokastër/ Zjarri përfshin kullotat në Mashkullorë, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Një zjarr masiv ka përfshirë kullotat e fshatit Mashkullorë, Gjirokastër ndërkohë që për shkak të terrenit malor vetëm ndërhyrja nga ajri do të ishte e efektshme për shuarjen e tij. Fillimisht flakët u shfaqën rreth orës 13.00 të mesditës së sotme mbi fshatin Mashkullorë, në mal.
I ndihmuar nga era dhe terreni i thatë dhe malor zjarr u përhap me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me barëra dhe shkurre. Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar strukturat e emergjencave dhe Bashkisë Gjirokastër.
Zjarri po luftohet me mjete rrethanore si pompa shpine, etj sepse për shkak të terrenit të vështirë malor nuk mund te dislokohen automjetet zjarrfikëse. ” Zjarri është masiv dhe po mundohemi ta mbajmë nën kontroll”, shprehen përfaqësuesit e Shërbimit Zjarrfikës duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e këtij zjarri masiv.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht
- 21:58 Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)