Kim Jong Un: Marrëveshja e re me Rusinë është paqësore dhe mbrojtëse
Kim Jong Un e ka përshkruar marrëveshjen e re të arritur midis Koresë së Veriut dhe Rusisë si “paqësore dhe mbrojtëse”.
Sipas mediave të huaja, Kim e ka kaluar ditën e sotme duke pritur Vladimir Putinin në Phenian, ku të dy patën bisedime të gjata.
Presidenti rus tha se çështjet botërore dhe axhenda globale dominuan bisedën e tyre.
Kim e përshkroi homologun e tij rus si “mikun më të dashur të popullit korean”, duke thënë se “në këtë moment, kur e gjithë bota po i kushton vëmendje Phenianit, teksa ka mbërritur misioni i miqësisë nga Rusia, unë qëndroj me shokët rusë, miqtë dhe shokët tanë më të ndershëm”.
Më parë, Koreja e Veriut hapi tapetin e kuq për Putinin pas mbërritjes së tij, me një ceremoni mirëseardhjeje në Phenian përpara se të dy liderët të shkëmbenin dhurata luksoze.
Putin më vonë vendosi një kurorë në një monument për ushtarët e Bashkimit Sovjetik që vdiqën duke çliruar Gadishullin Korean nga pushtimi japonez.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West