Vuçiçi bisedon me dhëndrin e Trumpit rreth planeve për Beogradin

19 Qershor 2024 | 21:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua të mërkurën me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Vuçiq shkroi në profilin e tij në Instagram se ishte një “shkëmbim frymëzues i ideve” dhe se ia tregoi Kushnerit Beogradin dhe “shpjegoi disa nga planet për rritjen edhe më të shpejtë të tij”.

Ai shtoi se Kushner i prezantoi atij një projekt për një “hotel madhështor në Beograd, i cili do të kontribuojë që kryeqyteti ynë të bëhet qendra e kësaj pjese të botës, e cila do të pozicionohet në hartën globale si një destinacion i pashmangshëm dhe seli e dëshirueshme për korporatat, universitetet dhe institucionet më të mëdha ndërkombëtare, por edhe një frymëzim për artistët, shkencëtarët dhe, mbi të gjitha, për të rinjtë nga e gjithë bota”.

Më 15 maj, Serbia e nënshkroi një marrëveshje për rivitalizimin e kompleksit të ish-Sekretariatit Federal për Mbrojtjen Kombëtare me kompaninë “Affinity Global Development”, e cila udhëhiqet nga Jared Kushner.

Kështu, Serbia e ka marrë me qira këtë tokë për 99 vjet.

Kompania e Kushnerit planifikon të ndërtojë një kompleks biznesi-banesor në vendin e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd..

Gazeta New York Times raportoi më 18 mars se investimi kap vlerën e 500 milionë dollarëve dhe se, sipas kontratës së propozuar, shteti i Serbisë duhet të marrë 22 për qind të fitimit.

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Serbisë, Goran Veshiq, tha në maj se investitori ka për obligim që në të njëjtën parcelë të ndërtojë një kompleks memorial kushtuar të gjitha viktimave të bombardimeve të NATO-s.

Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm u bombardua natën mes 29 dhe 30 prillit dhe më 7 e 8 maj 1999.

NATO filloi bombardimin e ish-Jugosllavisë më 24 mars të atij viti si përgjigje ndaj persekutimit të shqiptarëve në Kosovë nga forcat serbe të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026