Putin filloi vizitën e tij të pestë zyrtare në Vietnam

20 Qershor 2024 | 08:59

Presidenti rus Vladimir Putin filloi vizitën e tij zyrtare në Vietnam. Një mirëseardhje zyrtare iu bë Putinit përpara pallatit presidencial në Hanoi, pasuar nga një bisedë me presidentin e Vietnamit, Tho Lam.

Do të ketë edhe një ceremoni për shkëmbimin e dokumenteve të nënshkruara, ndërsa presidentët e dy vendeve do të bëjnë deklarata për shtypin.

Putin do të bisedojë edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, Kryeministrin dhe Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Vietnamit.

Hanoi është destinacioni i fundit i udhëtimit treditor të presidentit rus. Kjo është vizita e pestë e Putinit në Vietnam dhe e para që nga viti 2017.

Putin mbërriti në Vietnam të mërkurën në mbrëmje, pas vizitës në Korenë e Veriut, gjatë së cilës nënshkroi Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik me liderin e atij vendi, Kim Jong Un.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer

Presidenti Donald Trump hapi një festë 16-ditore të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara me një tubim politik të mërkurën, fillimi i festimeve të formësuara nga...
10:51 | 25/06/2026

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit të një udhëtimi në Lindjen...
10:35 | 25/06/2026