SHBA thellësisht të zhgënjyera nga kritikat e Izraelit për dërgesat e armëve
Shtëpia e Bardhë shprehu pakënaqësinë të enjten me kritikat e bëra rishtazi nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për dërgesat e armëve amerikane, duke i quajtur deklaratat e tij “irrituese”.
“Këto komente ishin thellësisht zhgënjyese dhe sigurisht irrituese për ne, duke pasur parasysh nivelin e mbështetjes që kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të japim”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
Në një deklaratë me video të publikuar të martën, kryeministri izraelit Netanyahu tha se megjithëse ishte mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Izraelin gjatë luftës në vazhdim me Hamasin, “është e paimagjinueshme që gjatë muajve të fundit, administrata nuk i ka dhënë armatime dhe municione Izraelit”.
Shtetet e Bashkuara thanë sidoqoftë se bëhet fjalë vetëm për një dërgesë, me predha 900 dhe 200 kilogramëshe, që u pezullua në muajin maj, për shkak të shqetësimeve se mund të përdoreshin në zonat me popullsi të dendur në Gazë.
Ndërkohë, një ekip prej 30 ekspertësh të Kombeve të Bashkuara paralajmëruan të enjten se prodhuesit e armëve dhe municioneve që vazhdojnë të dërgojnë armë në Izrael mund të jenë bashkëpunëtorë në abuzimet e të drejtave të njeriut dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar.
Kirby u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara ia kanë komunikuar pakënaqësinë e tyre drejtpërdrejt Izraelit.
“Mendoj se ua kemi bërë shumë të qartë homologëve tanë izraelitë, nëpërmjet mjeteve të ndryshme, zhgënjimin tonë të thellë për deklaratat e shprehura në atë video dhe shqetësimet tona për saktësinë e deklaratave të bëra”, tha Kirby.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan