Alpine zyrtarizon rikthimin e Flavio Briatore-s në F1
74 vjeçari Flavio Briatore kthehet sërish në Formula 1 pas kontratës me Renault në krye të Alpine në rolin e Këshilltarit Ekzekutiv. Italiani ka një trashëgimi të pasur në cirkuit pas detyrës si Drejtues i Benetton në vitet ‘90’të kur fitoi tiuj kampionë me gjermanin Michael Schumacher.
Pas largimit të 1’rë, Briatore u kthye në Enstone me detyrën e Team Principal te Renault. Në aventurën e dytë ai fitoi tituj të tjerë me Fernando Alonso’n përpara largimit të 2’të në vitin 2009.
Pas drejtimit të disa bizneseve të tjera, ai vjen për të 3’ën herë në Enstone si asistent i drejtuesve të Renault në përpjekjet e tyre për të nxjerrë Alpine nga telashet.
Zyrtarizimin e bëri CEO i Grupit Renault, Luca de Meo që konfirmoi bashkëpunimin mes “BËT Alpine F1 Team” dhe Flavio Briatore’s. Në pozicionin e ri ai do të përqëndrohet në nivelet e larta dhe më pas në zbulimin e talenteve të reja.
Alpine garon mes vështirësive që prej startit të 2024 dhe ka grumbulluar vetëm 5 pikë në 9 gara duke u renditur në vendin e 8’të për konstruktorë.

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta