Rihapen dyqanet e vogla në Greqi, vijojnë kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare
Nisur nga kjo e hënë dyqanet e vogla me pakicë që shesin mallra jo-thelbësore, në Greqi rihapin dyert për t’i shërbyer konsumatorëve pas muaj të tërë izolimi.
Masa përjashton qendrat tregtare dhe dyqanet në zonën e Athinës, Selanikun ku do të qëndrojnë të mbyllura.
Por, nisja e aktivitetit do të jetë e kufizuar.
Vizitat e konsumatorëve në dyqanet tregtare do të lejohen vetëm me caktimin e takimit dhe me përdorimin e sms-ve në numrin 13032 për një periudhë prej tre orësh dhe një herë në ditë.
Kjo do të thotë, secili person dërgon një mesazh përmes telefonit celular. Më pas merr një mesazh me tekst, përgjigje që konfirmon se mund të lëvizin brenda tre orësh nga marrja e mesazhit të përgjigjes, me kusht që dërguesi të mos ketë lëvizur për të njëjtën arsye brenda të njëjtës periudhë njëzet e katër orëshe.
Shitësit me pakicë nuk mund të lejojnë më shumë se një klient për 25 metra katrorë.
Kur lëviz, secili person duhet të ketë letërnjoftimin ose pasaportën e tij dhe të jetë në gjendje të dëshmojë mesazhin e përgjigjes, i cili konfirmon mundësinë e lëvizjes.
Greqia menaxhoi valën e parë të pandemisë vitin e kaluar më mirë se shumë vende të tjera në Evropë, por shërbimet e saj shëndetësore, të dobësuara nga një dekadë e krizës financiare, janë vënë nën presion të madh pasi numrat e rasteve janë rritur.
Masat e bllokimit të vendosura në nëntor kanë shkaktuar pakënaqësi në rritje dhe kanë lënë shumë biznese në vështirësi për të mbijetuar. Paketa prej 130 milionë euro (150 milionë dollarë) do të ndihmonte rreth 100,000 biznese, me ndihmë financiare që varion nga 1,000-4,000 euro, në varësi të numrit të punëtorëve të punësuar.
Të dielën Greqia raportoi 1,955 infeksione të reja me COVID-19 dhe 78 viktima.
Për shkak të kësaj situate autoritetet vendosën të zgjasin kufizimet në fluturimet e brendshme deri në 12 Prill dhe në fluturimet ndërkombëtare deri në 19 Prill.
Kufizimet nënkuptojnë që udhëtarët që fluturojnë për në Greqi duhet të kenë një test negativ PCR 72 orë para mbërritjes dhe t’i nënshtrohen një testi të shpejt.
Të gjithë udhëtarët e huaj futen në karantinë për shtatë ditë. Udhëtarët izraelitë të cilët janë vaksinuar dy javë para udhëtimit nuk do të kenë nevojë të karantinohen pas një marrëveshje midis dy vendeve.
Shumica e fluturimeve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian janë të ndaluara.
Lexoni gjithashtu:
Vijon vaksinimi në Evropë, qytetarët në radhë për të marrë dozën, autoritetet përshpejtojnë procesin
Franca hyn në bllokim të pjesshëm, shtohet presioni në spitalet e vendit
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur