Eksperti tregon mekanizmat se si ekonomia shqiptare bëhet me konkurruese
Në Tiranë u mbajt forumi ekonomik i cili synon të bëjë Shqipërinë më tërheqëse në sytë e investitorëve. Megjithë përparimin ekonomik të Shqipërisë, sipas panelistëve vendi përballet me sfida dhe pengesa të rëndësishme për rritjen ekonomike në vazhdim.
Një nga sesionet e Forumit Ekonomik të Tiranës, i cili zhvilloi edicionin e tij të dytë dje, iu kushtua përmirësimit të konkurrueshmerisë së produkteve dhe shërbimeve shqiptare, për një ekonomi të udhëhequr nga eksportet.
Panelistët theksuan se megjithë transformimin ekonomik të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, vendi ende përballet me sfida dhe pengesa të rëndësishme për rritjen e tij.
Ndërveprimi (konektiviteti) i zvogëluar i rajonit, institucionet me performancë të ulët, ofrimi i dobët i shërbimeve publike dhe mungesa e qasjes në tregjet globale po ndikojnë fort konkurrencën e Shqipërisë.
Që nga data 1 janar 2014, pra plot 6 vjet, Shqipëria e rriti me 50 për qind tatimin mbi fitimin, në 15% të xhiros. Së bashku me Serbinë, në rajon kemi barrën më të madhe të taksave.
Kjo nuk ndihmon konkurrueshmërinë tonë. Panelistët vendas dhe të huaj diskutuan se si mund të krijojë Shqipëria kushte që sigurojnë një rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike. Model i rritjes i drejtuar nga eksportet u vlerësua si i domosdoshëm për të shfrytëzuar avantazhet tona krahasuese.
Drejtori i “Deloitte” për Shqipërinë dhe Kosovën, z. Maksim Caslli, i ftuar në studion e emisionit “Good Morning Albanians” është shprehur se tkurrja e eksporteve nuk është gjë e mirë për ekonominë e vendit.
Sipas tij, zhvillimi i ekonomisë duhet të bëhet përmes koordinimit dhe planeve afatgjata. Ai tha se është koha që bizneset shqiptare të bashkohen dhe ta bëjnë ekonominë shqiptare sa më konkurruese.
“Ne duhet të shikojmë se çfarë ne do të eksportojmë ose si ne do të konkurrojmë në këtë ekonomi globale, sepse sot ekonomia është globale. Ne nuk e kemi këtë vizion, sepse deri tani ne mendojmë se jemi zhvilluar më shumë nga inciativa e individëve dhe jo iniciativave të koordinuara, dhe këtu është roli I shtetit.
Bizneset shqiptare duhet të bashkohen së bashku se sit ë bashkohen sesa të mundohen që të gjejnë rrugën secili vet siç ka ndodhur në këto 30 vite. Ne nuk mund të konkurrojmë çdo industri , por mund të konkurrojmë me një, dy ose tre dhe ne duhet të jemi sa më të sinkronizuar si me sektorin publik ashtu edhe me atë privat.
Në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme duhet te caktohen prioritete dhe kur thua ato prioritete, ato dihet të mbështeten me para, me buxhet, me koncepte”- tha z.Maksim Caslli.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur