Gjykata lë në burg 5 autorët që dyshohen për vrasjen e Jan Prengës
Pesë të arrestuarit për rrëmbimin dhe zhdukjen e 49-vjecarit Jan Prenga do të mbeten në qeli. Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës për të akuzuarit për këtë krim të rëndë, që ndodhi më 17 janar në Kamëz.
Ata janë Leonard, Bajram dhe Elton Hajri si dhe Olsi Turja e Festim Bexhdili. Krahas 5 të arrestuarve, Prokuroria ka lëshuar edhe 6 urdhër arreste të tjera, ndërsa autoriteteve britanike iu është kërkuar të merret në pyetje vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga i cili ndodhet në burg në Angli.
Hetuesit duan që përmes dëshmisë së Astrit Prengës të zbulojnë se cilat janë grupet kriminale që urdhëruan pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.
Nga ana tjetër, policia vijon kërkimet për të gjetur trupin e zhdukur të Prengës në disa zona përreth Shijakut. Të arrestuarit kanë mohuar akuzat dhe nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit.
Sipas policisë, rrëmbimi i 49-vjeçarit ka ardhur si pasojë e përplasjes që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit.
Jan Prenga u mor peng me 17 janar në qytetin e Kamzës, por vetëm më 28 janar, policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut nga dhuna e tortura që i është bërë. Policia vijon kërkimet intensive për gjetjen e trupit të pajetë të 49-vjeçarit.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet