Zjarr në një fabrikë baterish në Korenë e Jugut, të paktën 16 të vdekur
Së paku 16 njerëz kanë humbur jetën, shtatë janë lënduar dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur të hënën si pasojë e zjarrit në një fabrikë për prodhimin e baterive në afërsi të kryeqytetit të Koresë së Jugut, thanë zyrtarët.
Ekipet e shpëtimit në fabrikën në qytetin Hwaseong, në jug të Seulit, i tërhoqën trupat e viktimave pas kërkimeve nëpër zonë, tha zjarrfikësi lokal Kim Jin-young.
Kim tha më herët se shumica e të zhdukurve janë shtetas të huaj, përfshirë kinezë.
Ai theksoi se një dëshmitar u tha autoriteteve se zjarri nisi pasi shpërthyen bateri kur punëtorët po i vlerësonin dhe paketonin ato.
Megjithatë, ai shtoi se do të kryhet një hetim për ta gjetur shkaktarin e saktë të zjarrit.
Kimi tha se ata që u gjetën të vdekur me gjasë nuk ia dolën të iknin nga fabrika përmes shkallëve. Ai nënvizoi se zyrtarët do të kryejnë hetim për të mësuar nëse funksionoi apo jo sistemi për shuarjen e zjarrit.
Në përgjithësi 102 njerëz po punonin në fabrikë para se të shpërthente zjarri, shkruan REL.
Presidenti jugkorean Yoon Suk Yeol i urdhëroi më herët zyrtarët t’i mbledhin të gjithë personelin dhe pajisjet për të gjetur të mbijetuar, tha Zyra e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
Nga zyra e kryeministrit britanik, në atë të shefit të NATO-s: Planet e Keir Starmer
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 20:06 LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku
- 20:01 Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)