Kombëtarja ‘zbraz’ parlamentin. Deputetë e ministra në Dyseldorf, mungojnë në seancë
Seanca parlamentare e kësaj jave ka pasur në sallë më pak deputetë se zakonisht. Shkak për këtë është bërë udhëtimi drejt Gjermanisë i një pjese të deputetëve për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Spanjës që luhet sonte në orën 21:00 në Dyseldorf.
Ndeshja e kombëtares shqiptare të futbollit me Spanjën mbrëmjen e kësaj të hëne, zbrasi sallën e parlamentit në një seancë dedikuar shqetësimeve të qytetarëve, pas një jave ku deputetët do duhet të jenë pranë qytetarëve për të marrë shqetësimet e tyre e për t’i sjell në kuvend.
Numri i lartë i deputetëve që kanë udhëtuar drejt Dyseldorfit bëri që seanca plenare të ishte 29 minuta me vonesë për shkak të mungesës së numrave që duheshin për të nisur seancë.
E megjithatë, seanca nisi në limite të numrit të nevojshëm të ligjvënësve për të zhvilluar seancën plenare.
Në të dyja kahet e sallës pjesa dërrmuese e karrigeve ishin lënë bosh, ndërsa një numër i lartë I mungesave u vu re edhe në kabinetin qeveritar, ku të pranishëm ishin vetëm 6 ministra.
Mes mungesave në parlament ishte edhe vet kryeministri Rama.
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar