Shqipëria gati të shkruajë historinë, mediat e huaja: Mos i nënvlerësoni kuqezinjtë

24 Qershor 2024 | 16:36

Ndër rreshta mund të lexosh opinione personale, analiza apo dhe mendime të yjeve të futbollit botëror, por ajo çka i beson është dashamirësia për kombëtaren shqiptare, të cilën kushdo dëshiron ta shohë në fazën me eliminim direkt.

Nga Italia, në Angli, Spanjë e Gjermani mediat kanë publikuar artikuj për kuqezinjtë, të cilët i konsiderojnë jofavoritë, por madje edhe të nënvlerësuar. BBC Sport ka një qëndrim ndryshe, ndërsa sheh shpresë se të besuarit e Sylvinhos mund të shkruajnë historinë.

Ambiciozë, të talentuar dhe të bashkuar janë shqiptarët në këtë rrugëtim dhe synojnë fazën me eliminim direkt pohon BBC. Deklarata e trajnerit Sylvinho se luhet vetëm për fitore, po ashtu ka marrë një hapësirë, ndërsa vëmendje e madhe kushtuar dënimit të futbollistit Mirlind Daku.

Gjermanja Bild ngre pyetjen, a mund të fitojë Spanja me rotacion ndaj Shqipërisë, ndërsa shton se shpresa e vetme për kuqezinjtë është vetëm fitorja. Gazzetta dello sport në titull shkruan Parashikimi Shqipëri-Spanjë, Sylvinho kërkon mrekullinë ndaj furisë së kuqe, sa shanse ka.

Në artikull gjithashtu pohohet se iberikët nuk do ta kenë të lehtë fitoren, madje të vështirë edhe për të shënuar. Në faqen e UEFA janë përpiluar formacionet për secilin ekip, ku Shqipëria mund të rikthejë Ismajlin e Balliun, ndërsa në mesfushë surpriza do të jetë Abrashi. Në kampin spanjoll, vetëm Laporte nga formacioni bazë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026