Biden dhe Trump ‘mprehin shpatat’, bëhen gati për debatin zgjedhor

24 Qershor 2024 | 17:49

Joe Biden dhe Donald Trump e kaluan të dy fundjavën duke u përgatitur për debatin e parë të tyre për zgjedhjet e 2024-s, në mënyra shumë të ndryshme.

Biden e kaloi me këshilltarët e tij në resortin presidencial në Kemp Dejvid, duke u angazhuar edhe në dialogë humoristikë.

Ndërsa Trump e kaloi të shtunën duke vazhduar fushatën elektorale, ku tregoi hapur linjat dhe taktikat e tij të sulmit.

Debati i së enjtes në CNN do të shënojë herën e tretë, edhe pse të parën për këtë cikël elektoral, që kandidati demokrat dhe ai republikan do të përballen në skenë. Kur kandiduan në 2020-n, ata zhvilluan brenda vitit dy debate.

Presidenti demokrat po përgatitet me ish-shefin e tij të stafit, Ron Kllein, i cili e ndihmoi kreun e shtetit të përgatiste fjalimin e Stejt of the Union të mbajtur në mars.

Sipas BBC, Bob Bauer, i cili shërbeu si këshilltar gjatë administratës Obama, po luan rolin e Donald Trump në debatet me tone humori.

Në orët e fundit, stafi elektoral i Biden njoftoi planet për të organizuar disa qindra evente në shtete të ndryshme amerikane, në prag të debatit.

Eventet në fjalë do të kenë si objektiv tërheqjen e grupeve kyçe për rizgjedhjen e Biden, përfshirë anëtarë të komunitetit LGBT dhe studentë të universiteteve.

Ndërkohë, kandidati republikan ka hequr dorë nga përgatitjet tradicionale dhe në vend të kësaj ka mbajtur në javët e fundit një seri takimesh me senatorë dhe këshilltarë amerikanë.

Trump ka diskutuar me ta në rezidencën e tij në Florida, Mar a Lago, mbi piketat politike që parapëlqen të vërë theksin gjatë përballjes së të enjtes.

Sipas mediave amerikane, Trump po diskuton edhe për qasjen e tij ndaj çështjeve si ajo e kryengritjes së 6 janarit të vitit 2021, të cilën Biden e ka quajtur “një sulm ndaj demokracisë amerikane”.

Të shtunën, ish-presidenti mbajti një miting në Filadelfia, ku u tall me Biden, duke e vënë atë në lojë pikërisht për përgatitjet e tij për debatin.

Në një moment të caktuar, ai pyeti turmën nëse duhet të tregohet “i ashpër dhe i lig” ndaj rivalit të tij gjatë debatit, apo të tregohet “i sjellshëm dhe i qetë”.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026