Skandali te Onkologjiku, Bardhi: Skemë e frymëzuar nga drejtuesit politikë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me skandalin e ditës së djeshme te Spitali Onkologjik në QSUT.
Gjatë një konference për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të PD, Bardhi tha se opozita ka dorëzuar kërkesë për interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë lidhur me këtë çështje.
Bardhi tha gjithashtu se ajo që ka ndodhur te Onkologjiku është një skemë e frymëzuar nga drejtuesit politikë të sektorit të Shëndetësisë.
“Rasti i evidentuar nga Prokuroria te Onkologjiku nuk është një episod i veçuar në atë spital apo në sistemin shëndetësor shqiptar. Është një skemë e plotë, e frymëzuar, e iniciuar nga drejtuesit politikë të sektorit të shëndetësisë. Pra ministri i Shëndetësisë ka patur raporte të plota të KLSH, një institucion që monitoron situata të tilla dhe mbi ato raporte të KLSH ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë masë.
Ka pasur denoncime të deputetëve të opozitës dhe të gazetarëve se ajo problematikë është e shtrirë në kohë në spitalin Onkologjik dhe ka pasur zero veprime nga Ministria e Shëndetësisë. Pasi vepron Prokuroria nuk mund t’ia hedhësh me fjali që ne kemi shkarkuar mjekët. Sepse një mjek apo një organizatë kriminale brenda një spitali, që nuk trajtohet në kohë, sjell përgjegjësi për titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë apo titullarët e QSUT.
Qytetarët atje nuk janë qytetarë të padukshëm. Ata edhe për shkak të nevojës dhe luftës me jetën dyerve të spitaleve kanë ulëritur më fortë se kushdo tjetër për korrupsionin në atë sektor. Kanë rënë në vesh të shurdhër sepse sistemi korruptiv buron nga koka.
Prandaj edhe interpelanca urgjente me Ministren e Shëndetësisë është dorëzuar në Kuvend në mëngjesin e ditës së sotme, ka gjithë mbështetjen e Grupit Parlamentar dhe të gjithë të përfshirët në këtë skemë do të duhet të mbaheh përgjegjës”, tha Bardhi.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti