Letërsia për fëmijë e Petro Markos, e bija prezanton veprat e shkrimtarit

27 Qershor 2024 | 17:34

Në kuadër të muajit të letërsisë për fëmijë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi ditën e sotme takimin “Petro Marko në letërsinë për fëmijë”.

E pranishme në këtë event ishte dhe vetë vajza e shkrimtarit, Aranita Marko si dhe një grup fëmijësh për të lexuar dhe folur mbi dy romanet e Markos, “Shpella e piratëve” dhe “Fantazma dhe plani 3+4” që është risjellë së fundmi për për lexuesit e vegjël.

Drejtuesja e qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli u shpreh se veprat e Petro Markot përmbajnë histori që sipas është e rëndësishme për brezin e ri.

“Petro Marko është autor i disa librave për fëmijë tepër të lexuar. Janë libra që mbartin brenda dhe thelbin e letërsisë që tij që është letërsia. Është një libër thellësisht historik. Apeli është që ta njohim historinë e gjuhës shqipe, historinë e kulturës dhe të familjes. Sa më shumë të njohim rrënjët dhe historinë tonë ne do dimë të shohim në dritën që na sjellë e ardhmja”, tha drejtuesja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli.

Ndërsa e bija e shkrimtarit foli në lidhje me jetën e atit si dhe pasionin e tij për librat.

“Ka qenë me shumë fantazi, sidomos kur tregonte për punën e gjeografisë.  Kishte një dashuri shumë të madhe për fëmijët. Babai im ka ngelur 6 vjeç jetim dhe ai njeri që ka mbetur jetim ka ditur që të krijojë familje dhe të japë shumë dashuri. Ishte model. Shkoi te profesorët dhe miqtë e mirë. Nuk mori rrugët por mori një drejtim të duhur në jetë”, tha Aranita Marko, e bija e shkrimtarit Petro Marko.

Petro Marko është autor i disa librave për fëmijë tepër të lexuar, të dashur për fëmijët e shumë edukativ.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026