11 aksidente çdo ditë, mjeku: Mos e prek të dëmtuarin nëse s’di të japësh ndihmë

27 Qershor 2024 | 17:52

11 aksidente rrugore ndodhin çdo ditë në rrugët e Shqipërisë. Shifrat kanë ardhur në rritje nga viti në vit, ndërsa shkaqet kryesore janë drejtimi i mjetit nën efektin e substancave dhe shkelja e rregullave të qarkullimit.

 “Për vitin 2023 nga 1 janari deri sot kemi 1360 aksidente për këtë vit kemi 1924.Përdorimi alkooli përdorimi substancave shpejtësia, sidomos moszbatimi i rregullave. në këto 10 -11 aksidente që ndodhin shumica janë për parakalime të gabuara”,  tha Skënder Brataj drejtor i urgjencës kombëtare.

Shumica e të aksidentuarve transportohen në shërbimin e traumës.

çdo ditë në urgjencë mund të jenë rreth 100-150 vizita dhe aty brenda futen edhe aksidentet. Normalisht janë mosha e reja ato që përfshihen në aksidente automobilistike”,- tha Ilir Hasmuça ortoped, Spitali Universitar i Traumës.

Në rastet e aksidenteve autmobilistike kur shkak është shpejtësia tej normave të lejuara, shpesh të aksidentuarit nuk ja dalin të mbijetojnë pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ti shpëtuar.

 “Aksidentet me shpejtësi shumë të lartë po themi me 100 km/orë zakonisht dhe përplasja ballore mes automjeteve , zakonisht fatalitetin e ka shumë të lartë. Dëmtimet mund të jenë multiorganorë. Zakonisht në aksidentet me shpejtësi shumë të lartë zakonisht kemi politrauma , që do të thotë një pacient mund të ketë më shumë se një dëmtim”,- tha Hasmuça.

Dhënia e ndihmës së parë është vendimtare për jetën e pacientit, ndaj edhe mjekët apelojnë për këdo që përfshihet apo gjendet përballë një aksidenti të bëjnë kujdes.

 “Nëse jeni dëshmitarë të një aksidenti ndihma e parë është shumë e rëndësishme, nëse nuk di ta nxjerrësh nga aksidenti, të lutem mos e prek. E vetmja gjë që ju mund të bëni është të lajmëroi ambulancën ose 127”,-shtoi ortopedi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026